151
Skerdi Bejzade e ka mbyllur me Erzenin, vetëm dy ditë para ndeshjes së Kupës së Shqipërisë kundër Vllaznisë në çerekfinale. Tekniku 49-vjeçar largohet nga drejtimi i shijakasve pas vetëm 5 ndeshjesh në krye.
Ai shënoi dy humbje, një barazim dhe dy fitore me Erzenin, njëra prej tyre që ishte dhe ajo me Vllazninë në ndeshjen e parë të Kupës, që u mbyll me rezultatin 2-1.
View this post on Instagram
Ishte vetë klubi shijakas që e ka dhënë këtë njoftim, duke shkruar në rrjetet sociale: “K.F Erzeni njofton mbylljen e bashkëpunimit me konsensus me Trajnerin Z.Skerdi Bejzade. K.F Erzeni falënderon trajnerin për kontributin e dhënë në ekip dhe i uron suksese”.