Bylis “zgjohet” në merkato, firmos me ish-lojtarin e Besës (EMRI)

Indio Oliveira

Bylis ka bërë një lëvizje të rëndësishme në merkato, teksa ka siguruar një përforcim cilësor në mesfushë. Ballshiotët kanë bërë të ditur se pjesë e tyre do të jetë mesfushori brazilian Indio Oliveira.

Futbollisti 31-vjeçar është që nga viti 2020 pjesë e futbollit tonë, teksa ka veshur në këto vite fanellën e Flamurtarit, Orikut e Besës, duke qenë një nga emrat më të spikatur në Kategorinë e Parë në edicionet e fundit. Tani për të ka ardhur momenti të tregojë veten edhe në Superiore me fanellën e klubit ballshiot.

NJOFTIMI I BYLISIT

FC Bylis ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e parë të merkatos, mesfushorin e avancuar, me eksperiencë, Odaildo Souza de Oliveira (Indio Oliveira).

Braziliani në vendin tonë ka luajtur si titullarë me Flamurtarin dhe Besën në sezonin e shkuar, teksa nga nesër i bashkohet grupit.

I urojmë mirëseardhjen dhe suksese me fanellën e Bylisit!

LEXO ME SHUME:Presidenti i Nome Kalju lë në terr tifozët e Partizanit, zbulon pse ndeshja nuk do të transmetohet nga asnjë televizion

Related posts

Puth djalin e Alvarez dhe takon lojtarët pas triumfit në derbi, Refik Halili zbulon premion e majme (video)

“Tani situata është e komplikuar, Europa s’është në dorën tonë”, Kërnaja ndjen keqardhje për derbin, ka ankesa: Kishte prekje të topit me dorë…

“E kishim përgatitur, Alvarez na fitoi ndeshjen”/ Shehi zbulon fjalët në dhomat e zhveshjes: Çunave i thashë që…