Ndeshja mes Tiranës dhe Beshiktashit në “Air Albania” ka kaluar në lupën e UEFA-s, e cila ka dhënë edhe ndëshkimet e para për ngjarjet e shëmtuara që ndodhën vetëm një minutë përpara startitit të takimit.
Protagonistët e episodit që shtynë me 15’ fillimin e ndeshjes këtë herë kanë “penalizuar” rëndë ekipet e tyre të zemrës. Klubi i Beshiktashit ka njoftuar se UEFA i ka gjobitur me 40 mijë euro dhe se u ka ndaluar tifozëve të klubit që të jenë prezent në transfertën e radhës në Europë (Beshiktash ndeshet me Nefçi Bakun).
Masa të tilla “trembin” Tiranën, e cila si organizatore e ndeshjes ku u rregjistruan incidentet mund të gjobitet me shifra edhe më të mëdha. Për momentin si UEFA dhe vetë Tirana nuk kanë bërë publike ndëshkimet edhe pse mendohet se do të jetë çështje orësh.