Pas shumë vitesh mungesë rikthehet në Shqipëri, mesfushori firmos me kampionët (EMRI)

by S.M

Iliria është klubi më aktiv në Kategorinë e Parë, përsa i përket merkatos në hyrje. Fushëkrujasit nuk dinë të ndalen, pasi dje kanë zyrtarizuar dhe tre goditje të tjera. Drejtuesit kanë afruar një brazilian dhe dy ganezë, duke iu bashkuar grupit të lojtarëve, që do të vihen nën urdhrat e trajnerit Dritan Smajli.

Skuadra fushëkrujase u rikthye pas 5 vitesh në Kategorinë e Parë si kampione e së Dytës. Nazmi Selmani, president i klubit të Ilirisë, krenohet me ekipin e tij, që arriti të rikthejë në të Parën  pas 5 vitesh. Ai e pranon që është shumë e vështirë të mbash i vetëm një klub futbolli, duke ia dalë më së miri. Tani, nën drejtimin e tij, futbolli në Fushë-Krujë nuk është vetëm një lojë, por është bërë dhe një krenari për bashkim dhe identitet për të gjithë fushëkrujasit

Bruno Arrabal: 33-vjeçari brazilian, Bruno Arrabal Pasamani, rikthehet sërish në Shqipëri. Për herë të parë në vendin tonë, ai ka luajtur te Kamza, kur kamzalinjtë ishin në Kategorinë e Parë, më 9 janar 2019. Më pas, ai luajti në kampionatin kosovar te Llapi, Arbëria e Drenica dhe së fundmi kur erdhi tek Iliria. Sezonin e fundit ka luajtur tek Al-Hilal i Libisë. Roli i tij është mesfushor shkatërrues.

LEXO ME SHUME:Laçi e nis merkaton nga trajneri, një portugez në stolin kurbinas (EMRI)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.