Ilir Daja, trajneri i Dinamos, ka qenë shumë i pakënaqur me gjykimin në barazimin pa gola ndaj Vllaznise, duke theksuar se kryesori Kreshnik Barjamaj kishte prishur ndeshjen dhe se FSHF duhej të kishte caktuar një gjyqtar tjetër për këtë duel.
DEKLARATA E ILIR DAJËS
PROBLEMET- “Ne kemi pasur problemet tona. Kemi arritur gjithato rezultate me kontingjent që e kemi përballuar goxha mirë kampionatin. Kur të mungojnë lojtarët kryesorë, nuk mund të performosh në të njëjtën mënyrë. Ndeshjet me Vllazninë janë gjithmonë të bukura sepse luan hapur.
ARBITRI-Do të thosha që sot, këtë spektakël e prishi arbitri. Nuk kam folur ndonjëherë për arbitrat, sot ishte një arbitër që nuk e di pse duhet të mbajë ndeshjen më të rëndësishme. Të marrë karton të verdhë se dakord i dyti ishte, por për dylyftim trup më trup në mesfushë, kur deri atëherë ishin 3 kartonë për kundërshtarin. Nuk e ndihmon spektaklin kjo gjë. Në ndeshje kaq të rëndësishme, të fillosh me këtë start shumë e vështirë. Dhe në suprioritet, kishim harxhuar gjithato energji për të mbajtur Vllazninë. Këtë spektakël e prishi niveli i gjykimit. Nëse doni ia u jap të gjitha me video dhe fakte se nuk mundet dot kur luftojnë dy ekipe për pjesën sipër të tabelës, të jesh në minutën e 20 me lojtar më pak. Do i kërkoja federatës, që janë 4 arbitra ndërkombëtare. Unë kam 4-5 muaj që nuk e kam parë të arbitrojë ky, në ndeshjen kryesore merremi me këtë punë. Harxhojmë energji kot me këto gjëra. Ai spektakël që mund të ishte mes dy ekipeve që pëlqejnë lojën e hapur, kthehet në lojë që një pjesë mbrohet Vllaznia dhe një pjesë ne.
BRUNO DITA-Dhe Dita që u hodh në lojë, më shumë sakrifikoi se ishte i gatshëm 100% për t’u hedhur në lojë. Na duheshin sulmues, spostuam Bregun në atë linjë. Kur ne dolëm superiorë duhet të kishim marrë më tepër vijën fundore me situatën 1 kundër 1, që të kishim më shumë shanse para portës. Lojtarët e tjerë që kisha në stol, nuk ishin të gatshëm për lojë të tillë.
MERKATO NE JANAR-Do doja ndërhyrje në janar, për të rritur rivalitetin brenda. Për të ulur ngarkesën e lojtarëve që deri në janar kanë përballuar 90 minutshet, por që nuk arritëm dot. E kompenson që nuk patëm lojtarë në dalje, si Zabërgja dhe Itodo, se do kishim më pak hapësira. Këtë e bëmë me presidentin, me mirëkuptim zgjidhëm që të forcohemi me këto lojtarë deri në periudhën e verës, u shpreh Ilir Daja.