Ilir Daja rikthen në identitet Dinamon, merr fitore në frymën e fundit ndaj Skënderbeut (video)

by KLIKOJE.AL

Dinamo ka fituar përballë Skënderbeut në sfidën e vlefshme për javën e 5-të të Superiores. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi 2-1 në favor të “bluve”.

Ishin pikërisht këta të fundit që kaluan në avantazh që në minutën e 6-të me Baton Zabërgjan. Megjithatë, Skënderbeu gjeti forcat dhe barazoi shifrat me Rashicën në minutën e 54-të. Por, një gabim fatal i mbrojtjes korçare në fund i dha mundësi Itodo Mandelas që të shënonte golin e fitores për Dinamon.

Me këtë fitore, Dinamo shkon në kuotën e 7pikëve në vendin e 5-të. Në krahun tjetër, Skënderbeu në vendin e 9-të ka grumbulluar vetëm 4 pikë pas 5 ndeshjesh.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.