Ilir Daja i ka dhënë Ballkanit ADN-në EUROPIANE! Ekipi suharekas shkatërron Bate-n dhe është me një këmbë drejt grupeve

Ballkani ka shënuar fitore të madhe ndaj BATE Borisovit me rezultat 4-1 në ndeshjen e parë të fazës play-off të Conference League. Kampionët e Kosovës e nisën shumë mirë ndeshjen duke krijuar dy raste shumë të mira me Meriton Korenicën dhe Lorenc Trashin, por goditjet e tyre shkuan shumë afër shtyllës.

Ajo që nuk pritej ndodhi, pasi BATE Borisovi kaloi në epërsi me golin e Denis Laptev në minutën e 10-të për 1-0. Por nuk vonoi shumë dhe Ballkani shënoi golin e barazimit me Bajram Jashanicën që shënoi me kokë në minutën e 31-të për rezultatin 1-1.

Me të filluar pjesa e dytë Ballkani nisi sulmet drejt portës bjelloruse. Nuk vonoi shumë dhe pas një harkimi në zonë nga Armend Thaqi më së miri u gjend Bleart Tolaj që shënoi me kokë për 2-1 në minutën e 58-të. Ballkani vazhdoi me sulme dhe po kërkonte golin e tretë.

Nuk vonoi shumë dhe sërish i njëjti lojtari, Bleart Tolaj ishte i pamëshirshëm brenda zonës, ku me një goditje gjysmë volej shënoi për 3-1. Pas golit të tretë në skenë doli Nazmi Gripshi që me një goditje të bukur nga distanca dridhi shtyllën e BATE-s. Kampionët e Kosovës provuan deri në fund të shënonin golin e katërt dhe ia arritën në minutën e 90-të, kur Armend Thaqi shënoi për 4-1 pas një harkimi.

Related posts

“Rivalë kemi vetëm Egnatian dhe Vllazninë”, Bytyçi në prag të sfidës ndaj Laçit: E presim me entuziasëm, do ia dalim

Ish-portieri rumun nuk njeh limite, komenton Kosovën: Në kohën tonë do i rrihnim, erdhën me planin gati

E FUNDIT/ Vllaznia nis punën e rinovimeve, mbrojtësi firmos deri në vitin 2026 (FOTO)