Ilir DAJA gati të hapë “shampanjën e titullit”, Ballkani i tij drejt titullit të dytë radhazi

by KLIKOJE.AL

Ballkani hedh një hap të madh drejt titullit kampion për herë të dytë rradhazi në Superligën e Kosovës. Fitorja minimale ndaj Llapit ditën e sotme u shoqërua me barazimin e Dritës në derbin ndaj Gjilanit.

Një ditë perfekte për Ilir Dajën dhe ekipin nga Suhareka. Tashmë kur kanë mbetur edhe 2 javë nga fundit i kampionatit, Ballkani ndodhet në kuotën e 69 pikëve, 2 më shumë se Drita.

Në barazim u ndal edhe Prishtina e cila nuk fitoi dot me Malishevën dhe zbret në vendin e 5-të në kuotën e 45 pikëve, 2 më pak se Dukagjini që fitoi ndaj Drenicës.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.