Dinamo ngeci ndaj Egnatias, Ilir Daja mesazh të qartë drejtuesve: Dua sulmues, kisha vetëm Guindon

by KLIKOJE.AL

Ilir Daja foli pas ndeshjes Egnatia-Dinamo, që u mbyll me barazim 0-0. Ky takim ishte i vlefshëm për javën e shtatë të Superiores dhe u luajt në Rrogozhinë.

“Ishte një ndeshje mes ekipeve që luajnë mirë dhe bukur futboll. Sot u pa që Rrogozhina kishte shanset dhe manovrën e vet, dhe ne po ashtu. Që ne të jemi më cinik, duhet që përveç Guindos të kemi edhe një qendërsulmues tipik. Hekurani do kohën e vet. Duhet të kemi një tjetër lojtar me eksperiencë si Guindo, që të kishim më tepër raste për finalizim. Në fushë kishim vetëm 1 dhe duhet ta plotësonim nga pjesa tjetër. Qefalija ishte me minutazh të limitur edhe Karamba që nuk ishte sot prezent. Kishim shumë lëvizje në formacion, prezantohet mirë Andre. E dimë që është lojtar me eksperiencë, por u duk se kishte kohë me ne. Pavarësisht se ndeshja e parë që e starton titullar.

Në pjesën e parë ishim me 4, por Andre ngaqë ka luajtur qendërmbrojtës, dhe pjesën e parë luante në krahun e djathtë. Duke qenë se Nani merr gjerësinë dhe Andre nuk doli shumë në mbështetje në fazën e sulmit. Ajo që bëri ndryshimin ishte që me futjen e Maliqit, që ishte edhe ndërrim i detyruar se Dita për shkak të gjendjes shëndetësore nuk e përballoi pjesën e dytë.

Pra sakrifikoi në pjesën e parë, pavarësisht gjendjes shëndetësore. Me futjen e Maliqit dhe ndarjen e Andres në pozicionin djathtas, u duk se ndryshoi diçka për faktin se Maliqi në sulm shkonte më fort nga poshtë lart dhe prandaj është kjo. Ne nuk para ndryshojmë shumë vendosjen, që mund të ndryshohet duke qenë se kemi përgatitur ndeshjen dhe në lojë dalin shumë gjëra të tjera. Këtë herë më shumë ndryshuam manovrën se vendosjen. Ne këtë bëjmë, një ekip i konsoliduar e ka një vendosje dhe pse mund të ndryshojë në manovër”, u shpreh Ilir Daja ndër të tjera pas ndeshjes.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.