Ilir Daja është “profesor” në Europë dhe Trashi spektakolar me golin! Ballkani fiton në turin e tretë të Conf.League dhe i afrohet “Play-Offit” (video)

by KLIKOJE.AL

Ballkani vuajti në pjesën e parë, por bëri gjithçka mirë në të dytën dhe fitoi 2-0 kundër Lincoln Red Imps (Gjibraltar) falë dy eurogolave.

Skuadra e Ilir Dajës siguroi rezultat pozitiv në ndeshjen e parë të raundit të tretë në Conference League. Duke hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit në “play-off”.

Albin Berisha gjeti golin në 45 minutat e para, por u anulua për pozicion të parregullt. Sfida u zhbllokua pas një ore lojë. Super aksion i kampionëve të Kosovës.

Asist i bukur i Nazmi Gripshit dhe finalizim i saktë i Meriton Korenicës. Tri minuta më vonë u ndez sërish atmosfera në “Fadil Vokrri”. Me Lorenc Trashin që realizoi një kryevepër me “sallaken” e tij, duke i dërguar të gjithë në delir. Përfundimisht 2-0 për Ballkanin, që vijon të marshojë drejt grupeve të Conference League.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.