Ibra publikon video në aksion gjatë stërvitjeve/ U jep shpresë tifozëve para ndeshjes ndaj Juves

Tifozët e Milanit shpresojnë që Zlatan Ibrahimovic të jetë i gatshëm për ndeshjen e të mërkurës kundër Juventusit, në derbin e madh të Serie A.

Edhe pse Sky Sport ka raportuar se 39-vjeçari do të mungojë në duelin që zhvillohet në San Siro, vet futbollisti ka dhënë një shpresë.

Ibra nuk luan që nga 22 nëntori kur ishte lënduar në sfidën ndaj Napolit, të cilën Rossonerët e fituan me rezultat 3-1.

Nesër (6 janar), Milani përballet me Juven në përballjen e drejtpërdrejtë që pritet të jetë e rëndësishme në garën për titull, ndërsa Zlatan e ka shpërndarë një video nga stërvitjet.

Ai shfaqet në aksion duke shënuar një gol me kokë në qendrën stërvitore Milanello, kurse xhirimi shoqërohet me përshkrimin: “Tik-tak, tik-tak”.

Ibrahimovic është stërvitur ndaras nga ekipi dhe gjasat janë të vogla që ai të mund të luajë, mirëpo me Zlatanin kurrë nuk i dihet.

Burimi: Telegrafi

Related posts

Puth djalin e Alvarez dhe takon lojtarët pas triumfit në derbi, Refik Halili zbulon premion e majme (video)

“Tani situata është e komplikuar, Europa s’është në dorën tonë”, Kërnaja ndjen keqardhje për derbin, ka ankesa: Kishte prekje të topit me dorë…

“E kishim përgatitur, Alvarez na fitoi ndeshjen”/ Shehi zbulon fjalët në dhomat e zhveshjes: Çunave i thashë që…