“I zakonshmi” Nica shkarkohet te gjykimi pas barazimit me Teutën: Kukësi duhet ta luajë këtë kampionat me 10 lojtarë

Kukësi dhe Teuta u ndanë në një barazim pa gola, por loja e vakët vuri në ‘gjumë’ audiencën. Dy skuadrat kishin frikë të humbisnin dhe marrin nga 1 pikë që nuk është se u shkon shumë për shtat, sidomos verilindorëve që ishin me 10 lojtar për më shumë se një pjesë të parë. Pas ndeshjes trajneri i Kukësit, Stavri Nica dha prononcimin e tij për MCN TV.

“Si shkoi ndeshja, jam i kënaqur me 1 pikë. Duhet të fusim logjikën e punës, luajmë cdo ndeshje me 1 lojtar më pak. Nuk e di, vendime të tilla, megjithatë le ta gjykojnë specialistët. Por, këto vendime na fusin në vështirësi. Djemtë janë për t’u uruar, morrëm aq sa mundëm nga kjo ndeshje.

Këtë kampionat duhet ta luajë Kukësi me 10 lojtarë. Pika është pikë dhe jemi grupuar disa ekipe aty, qesh buza hundën i thotë një llafe popullore.”

Related posts

Partizani arkëton sërish nga mesfushori, 300 mijë euro të tjera vijnë nga Spanja (EMRI)

Vllaznisë nuk i ndahen telashet, pas humbjes ndaj Dinamos merr lajmin tronditës

“Presing dhe ekuilibër” / Glen Daja zbulon recetën që rrëzoi Vllazninë: E përgatitëm si finale, ky grup ka karakter