I pakënaqur me minutazhin e pakët, futbollisti shkëput kontratën me Erzenin para takimit me Kukësin

Ditën e hënë, skuadra e Erzenit ka një sfidë të rëndësishme përballë Kukësit. Ekipi shijakas do të luajë në një transfertë, ku duhet patjetër arritja e pikëve për të mos vështirësuar situatën në klasifikim.

Megjithatë në orët e fundit, Adolf Selmani ka shkëputur kontratën me klubin shijakas. Mësohet se lojtari ka qenë i pakënaqur me minutazhin e pakët që i është dhënë në këto javë lojtarit. E ardhmja e qendërmbrojtësit mund të jetë te skuadra e Ilirisë së Fushë-Krujës, aty ku babai i tij është në rolin e presidentit.

Related posts

E BUJSHME! Mitaj drejt firmës me kampionët, mbrojtësi i Komëbtares drejt largimit nga Arabia Saudite (FOTO)

Nisin ndryshimet te Tirana, tre lojtarë thujse të larguar pas përfundimit të sezonit (EMRAT)

Dinamo “mbretëron” sërish, mposht Egnatian dhe fiton Kupën e Shqipërisë (video)