I dha fitoren Partizanit ndaj Egnatias, Skuka kap “mat” Kekon: Për numrin s’të thashë gjë, tani dhe…

by KLIKOJE.AL

Partizani fitoi mbrëmë ndaj Egnatias(0-1), falë golit të Kekos. Ky i fundit ktheu në gol 11-metërshin e fituar në pjesën e dytë.

Festimi në gjysmëfinalen e parë të Kupës, që u luajt në transfertë, kishte autorin e golit në qendër të vëmendjes. Klubi ka postuar si zakonisht fotot pas ndeshjes, teksa është Xhuliano Skuka që vënë re një detaje.

“Për numrin s’të thashë gjë, tani dhe festimin e more”, komenton me doza humori Skuka.

Keko, që tashmë mban numrin 9, tregoi stemën e Partizanit, festim ky i parë edhe nga Skuka. Ish-lojtari i Partizanit po e vazhdon karrierën në Rumani me Poli Iasin.

Xhuliano Skuka

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Comments are closed

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.