Gazetarja shqiptare në Itali Keda Kaceli, rrëfeu në Euronews Albania marrëdhënien miqësore që kishte me ish-kryeministrin e Italisë, Silvio Berlusconi.
Kaceli tha se biseda e fundit me “kavaljerin”, ishte vitin e shkuar kur e uroi për martesën që ai pati me Marta Fascina-n.
Ajo shtoi se në bisedat me ish-kryeministrin, ky i fundit i kishte deklaruar se besonte se do të jetonte deri në 120-vjeç, pasi e donte shumë jetën.
“Ai nuk e ka dhënë kurrë veten dhe kishte një bindje se do jetonte 120 vjet dhe e shpresone shumë këtë gjë. Lutej shumë për këtë gjë. E donte shumë jetën dhe bënte kërkime për jetën. I donte trëndafilat, e donte të bukurën dhe gjënë e mirë.
Ishtë një baba i përkushtuar. Unë kam patur fatin të njoh tre prej tyre dhe ishte një baba i dashur dhe ashtu siç trajtonte fëmijët e tij ashtu trajtonte dhe popullin e tij. Ishte realisht një politikan që kishte atdhedashuri dhe i donte italianët. U ka dhënë atyre më shumë se askush tjetër. Ai ka qenë një nga punëdhënësit më të fuqishëm në Itali. Duke themeluar fabrika, firma dhe duke i dhënë Italisë një televizion të pavarur”, tha Kaceli.