Hyri në lojë dhe ndryshoi gjithçka! Messit i mjaftuan 136 sekonda për të shënuar

by KLIKOJE.AL

Barcelona ka regjistruar një triumf sensacional në udhëtim te Real Betisi, ku fitoi me rezultat 3-2.

Katalunasit ishin në disavantazh prej një goli në pjesën e parë, ndërsa me inkuadrimin e Lionel Messit në gjysmën e dytë ndryshoi gjithçka.

Superylli argjentinas hyri në lojë në minutën e 57-të dhe i mjaftuan pak më shumë se dy minuta për t’u regjistruar në listën e golashënuesve.

Ai pranoi një top në zonë nga Ousmane Dembele dhe përkundër se disa futbollistë të Betisit provuan ta bllokonin, 33-vjeçari e dërgoi topin në rrjetë (59’).

Në vazhdim, Barca kaloi në epërsi (autogol i Victor Ruiz) dhe përkundër se vendasit barazuan (Victor Ruiz përmirësoi gabimin), katalunasit e shënuan edhe golin e tretë dhe të fitores (realizoi Trincao) për të arkëtuar pikë të plota nga kjo sfidë.

https://twitter.com/Lazan7nhona/status/1358526140663685125?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1358526140663685125%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fhyri-ne-loje-dhe-ndryshoi-gjithcka-messit-mjaftuan-136-sekonda-per-te-shenuar%2F

Burimi: Telegrafi

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.