Florenc Farruku është përmendur vetëm në spital. Një përplasje me Stefan Abarën në minutën e 22-të e la pa ndjenja për një kohë të gjatë. Nuk kujton asgjë nga ndërhyrja e mjekëve në fushë dhe kur është transportuar nga autoambulanca.
“Unë nuk kujtoj asgjë, sepse rashë pa ndjenja. Nuk di as kur më erdhën në ndihmë stafi mjekësor dhe as kur më transportuan për në spital. Di që jam përmendur vetëm në spital. Atje kam mësuar se ia hodha falë ndërhyrjes së stafit mjekësor të Tomorit në fushë dhe më pas mjekët të specializuar të spitalit të Beratit.
Më duhet t’i falënderoj pafundësisht që më rikthyen në normalitet. Pasi jam përmendur dhe mjekët më konfirmuar se isha në koshiencë të plotë, kam komunikuar me familjen me “videocall”. Ishin bërë shumë merak, por u qetësuan sapo më panë dhe dëgjuan zërin.