Gjatë kohës që Donaldi ka qëndruar në shtëpinë e Big brother Vip, llogaria e tij në Instagram është menaxhuar nga vëllai i tij, Romeo.
Shpeshherë në rrjet kanë qarkulluar zëra se Romeo nuk është fans shumë i madh i lidhjes së Donaldit me Beatrix, kjo mbështetur edhe nga fakti që në Instagramin e Donaldit mungojnë postimet me këngëtaren.
Por në faqe është akoma një postim që bie lehtë në sy: Hyrja e Borës në shtëpi, momenti kur shkëmbeu puthjen me Donaldin.
Mbase Romeo ka harruar ta fshijë, mbase e ka lënë qëllimisht duke qenë se ka mbi 110 mijë pëlqime, por kjo po befason jo pak ndjekësit e vëllezërve binjakë, të cilët vijojnë të lënë komente të shumta në postim ku i kërkojnë që ta fshijnë.




Donaldi është ndarë publikisht me Borën dhe tashmë në krahun e tij është Beatrix, por pse postimi me ish-in është ende present?
Këtë nuk mund ta themi me siguri, por mbase Romeo ka vendosur që vendimet për fshirjen e gjërave nga Instagram i takojnë Donaldit pasi të dalë.