Hidhnin në treg kartëmonedha të falsifikuara/ Policia godet grupin prej 7 personash që vepronin në disa qytete të vendit. Ja sa lekë u sekuestruan

by KLIKOJE.AL

Policia e Elbasanit ka goditur një grup prej shtatë personash, të cilët hidhnin në treg kartëmonedha të falsifikuara.

Në kudër të operacionit të koduar “Kartëmonedha”, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 158.000 lekë të dyshuara të falsifikuara, 2 automjete dhe 9 aparate celular.

Të arrestuarit:

A. V., 50 vjeç, banues në Fier, B. M., 56 vjeç dhe I. H., 32 vjeçe, banuese në Librazhd, R. K., 48 vjeç, D. A., 20 vjeç dhe A. T., 30 vjeç, banues në Elbasan dhe I. Ç., 27 vjeç, banues në Krujë.

“Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një periudhe kohore disamujore, kanë hedhur në treg dhe kanë përdorur kartëmonedha të prerjeve të ndryshme të dyshuara si të falsifikuara, në disa qytete, si Elbasan, Tiranë, Krujë, Fier etj.
Gjatë operacionit, këtyre shtetasve u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave: 158.000 lekë shqiptare të dyshuara si të falsifikuara, 9 aparate celular edhe 2 automjete”, thotë policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave” kryer në bashkëpunim.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.