Hidhet në erë platforma ruse e shpimit/ Publikohet videoja spektakolare e forcave ukrainase

by KLIKOJE.AL

Forcat speciale ukrainase kanë thënë se hodhën në erë një platformë shpimi në Detin e Zi që Rusia po e shfrytëzonte për të rritur gamën e dronëve të saj.

Pajisjet në platformë u përdorën për dronët e përfshirë në sulmet ndaj infrastrukturës kritike të Ukrainës dhe për të kontrolluar pjesën veriperëndimore të detit, thuhet në një deklaratë, raporton skynews.

Një video spektakolare e publikuar së bashku me deklaratën shfaqte trupa që zbarkonin në platformë në orët e agimit, duke vepruar brenda dhe duke u larguar prej saj, ndërsa në sfond shihet një shpërthim.

Operacioni, i quajtur Citadel, u krye natën dhe rezultoi në kapjen e “pajisjeve të rëndësishme të armikut”.

Një operacion special i suksesshëm siguroi lëvizje më të sigurt të anijeve dhe kufizoi aftësitë e armikut në pjesën veriperëndimore të Detit të Zi, thonë autoritetet ukrainas.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022, ku ka vrarë mijëra civilë dhe dëme të shumta materiale.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.