Heq dorë nga futbolli i luajtur në moshën 35-vjeçare, mesfushori bëhet trajner i ekipit shqiptar

Turbina e ka nisur vitin e ri 2024 me ndryshim të trajnerit. Vladimir Gjoni nuk do të jetë më trajner i klubit cërrikas, ndërsa në vend të tij, klubi ka emëruar mesfushorin Xhynejt Çutra. Ky i fundit ka vendosur të tërhiqet nga futbolli, për të vijuar tashmë karrierën si trajner.

Ndihmëstrajner do të vazhdojë të jetë Bledar Malaj, që do të mbajë si më parë edhe rolin e përgatitësit të portierëve. Pritet që seanca e parë të zhvillohet më 8 janar.

Related posts

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi

Orges Shehi “shtrëngon vidat” te Tirana, bardheblutë përgatiten në “Selman Stërmasi” për duelin ndaj Flamurtarit (FOTO)

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës