Dinamo City bën afrimin e parë në merkato, firmos me ish-kapitenin e Skënderbeut (FOTO)

Dinamo City ka nisur seancat stërvitore në prag të rinisjes së kampionatit. Vëmendja shkon pa dyshim te merkatoja e dimrit, së pari te lojtarët që pritet të përforcojnë skuadrën e trajnerit Mehmeti për gjysmën e dytë të sezonit. Mësohet se emri i parë që do të afrohet te klubi dinamovit është Jorgo Meksi.

Mbrojtësi i djathtë ka luajtur në të shkuarën me Kukësin e Skënderbeun, duke mbajtur shiritin e kapitenit me klubin korçar. Jorgo Meksi ka luajtur së fundmi në Greqi, në kategoritë inferiore.

Related posts

Goditje në merkato, klubi ukrainas “rrëmben” protagonistin e Superiores (FOTO)

Sensacion në Final-Four, Dinamo sheh titullin, ja skenari që e shpall kampione

“Rrahje dhe paga të papaguara”/ Ish-drejtuesi zbulon konfliktet dhe kaosin te Vllaznia