298
Hajrulla Tola është afrimi i parë i Laçit në këtë merkato janari. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi kurbinas nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.
21-vjeçari është bashkuar me bardhezinjtë, teksa së fundmi ishte pjesë e Tiranës, në elitën e futbollit shqiptar, ku u aktivizua 3 ndeshje.
Më herët Tola ka veshur edhe fanellën e Korabit. Në total gjatë gjithë karrierës, 21-vjeçari ka luajtur 24 ndeshje në Superiore, 13 në Kategorinë e Parë dhe 9 në Kupën e Shqipërisë.
POSTIMI I LAÇIT
View this post on Instagram
KF Laçi njofton se ka arritur marrëveshjen me mesfushorin 21-vjeçar, Hajrulla Tola. Së fundmi, lojtari ka qenë pjesë e KF Tiranës, ndërsa tashmë është gati të nisë aventurën e re me ekipin e Laçit.
I urojmë suksese me fanellën bardhezi!