Dinamo heroik ndaj Hajdukut, fiton ndeshjen por takimi shkon në shtesë

Hajduk

Ndeshja shkon në shtesë. Mbyllet koha e rregullt me rezultatin 1-0. Dinamo luan sot përballë Hajduk Split ndeshjen e kthimit të turit të tretë të Conference League. Blutë janë mposhtur 2-1 në sfidën e parë në Kroaci dhe u duhet një përmbysje në ndeshjen e kthimit për të kaluar turin.

Trajneri Daja është i detyruar që të përdorë përsëri një mbrojtje të improvizuar me Ditën dhe Alijin në qendër, për shkak të mungesave në këtë repart. Ndërkohë, në mesfushë kthehet titullar Karamba, i cili ishte i pezulluar në ndeshjen e parë ndaj kroatëve.

78′ Skuadra kroate Hajduk  mbetet me 10 lojtarë, Saniang ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë për ndërhyrje të gabuar në sulm ndaj Qardakut.

14′ GOOOOOL DINAMO 1-0/ Zhbllokohet sfida, Zabërgja kalon në avantazh skuadrën shqiptare, pas një aksioni model dhe një kombinimi perfekt me Bregun. Në festë “Air Albania”.

Related posts

Ekipi i Superiores mbetet pa stadium, ndeshja e fundjavës mbetet pezull

Skënderbeu me statistika impresionuese, askush si ekipi korçar në shtatë ndeshje

Vllaznia kërkon përkrahjen e tifozëve, nxjerr në shitje biletat për duelin me Tiranën