EUROPA LEAGUE/ Drita mposhtet edhe në Prishtinë nga rumunët e Steauas, luan biletën e fundit në Conference

Drita

Drita nuk ka arritur ta bëjë përmbysjen ndaj ekipit rumun, FCSB në raundin e tretë kualifikues në Europa League, duke pësuar humbje edhe në ndeshjen e kthimit në Prishtinë. Kampionët humbën 1-3 në stadiumin “Fadil Vokrri”. Miqtë e nisën fuqishëm ndeshjen me gol në sekondat e parë nga Cisotti. Në minutën e 18-të, Miculescu e shënoi golin e dytë e që ishte edhe goli i nokautit për Dritën.

Gjilanasit ngjallën shpresat për një rikthim, kur Veton Tusha realizoi në minutën e 52-të. Por, kartoni direkt i kuq i kapitenit Rron Broja mbylli çdo derë për Dritën. Deri në fund, FCSB shënoi edhe njëherë nëpërmjet Politic për 1-3. Drita do të përballet me Differdange të Luksemburgut në play-offin e Conference League.

Related posts

Puth djalin e Alvarez dhe takon lojtarët pas triumfit në derbi, Refik Halili zbulon premion e majme (video)

“Tani situata është e komplikuar, Europa s’është në dorën tonë”, Kërnaja ndjen keqardhje për derbin, ka ankesa: Kishte prekje të topit me dorë…

“E kishim përgatitur, Alvarez na fitoi ndeshjen”/ Shehi zbulon fjalët në dhomat e zhveshjes: Çunave i thashë që…