Disa forma të gripit të zakonshëm mund të ndihmojnë në mbrojtjen nga COVID-19, sugjeron një studim shkencor.
Sipas tij, imuniteti ndaj koronavirusit mund të zgjasë deri në 17 javë.
Pacientët që kanë qënë më parë të sëmurë me grip, të shkaktuar nga viruse të lidhur me koronavirusin, mund të kenë imunitet ose të vuajnë forma të lehta të sëmundjes, thonë kërkuesit.
Betakoronavirus, sidomos OC43 dhe HKU1, shkaktojnë grip të zakonshëm, por dhe infeksione të rënda kraharori te pacientët më të moshuar.
Ata ndajnë tipare genetike të ngjashme me koronavirusin, MERS dhe SARS, të cilat u janë trashëguar njerëzve nga kafshët.
Tashmë shkencëtarët kanë gjetur prova se imuniteti mund të jetë prezentë për shumë vjet edhe te njerëzit që nuk kanë rënë në kontakt me COVID-19.