Një 50-vjeçar shqiptar, i cili kërcënoi ish-gruan e tij se do ta digjte me benzinë dhe më pas tha se do t’i vinte flakën vetes është lënë në burg nga autoritetet greke.
Ngjarja ka ndodhur natën e ndërrimit të viteve në sheshin qendror të Larisës, ndërsa ditën e djeshme ai kërkoi falje. Siç raportojnë mediat greke shqiptari ka mohuar akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë, ndërsa është shprehur: “Nuk kam dashur të dëmtoj askënd, madje as veten time”.
Sipas tij e gjithë ngjarja ka ndodhur për t’i tërhequr vëmendje ish-bashkëshortes, e cila e ka injoruar dhe nuk i përgjigjet kërkesës së tij për të takuar fëmijën. Por ky pretendim nuk ishte bindes nga ana e hetuesve, të cilët dhanë urdhër për arrestimin e tij.
Sipas policisë, ka qenë djali i tyre 17-vjeçar i cili ka reaguar me qetësi dhe ka neutralizuar të atin, ndërsa nëna e tij është larguar dhe më pas ka telefonuar policinë.
Më pas 50-vjeçari është larguar me biçikletë dhe ka shkuar në sheshin qendror ku ka kërcënuar se do të digjte vetën, por në këtë moment ka ndërhyrë policia dhe e ka arrestuar.