Granit Xhaka shkruan historinë me Zvicrën, barazon një legjendë dhe nderohet përpara ndeshjes me Bjellorusinë

by KLIKOJE.AL

Xhaka shkruan historinë me Zvicrën. Kapiteni i përfaqësueses helvete është nderuar para fillimit të ndeshjes. Mesfushori po luan ndeshjen e tij të 118 ndërkombëtare kundër Bjellorusisë, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian “Euro 2024”.Xhaka barazoi rekordin eHeinz Hermann, i cili gjithashtu kishte regjistruar 118 paraqitje me fanellën e Zvicrës.

Rreth këtij rekordi ka shkruar edhe faqja zyrtare e kombëtares zvicerane.

“Historia e Zvicrës po bëhet. Granit Xhaka barazohet me rekordmenin e mëparshëm, Heinz Hermann. Bravo, kapiten!” thuhet në postim. 31-vjeçari gjithashtu u nderua në fillim të ndeshjes.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.