Gol dhe penallti e humbur, Egnatia fiton Kupën për herë të dytë në histori; sezon i dështuar për Kukësin

Egnatia

Dëshirë, grintë dhe emocione. Finalja e Kupës së Shqipërisë prodhoi gjithçka dhe në fund fiton Egnatia. Ekipi rrogozhinas ia del për herë të dytë radhazi të arkivojë Kupën e Shqipërisë. Në finalen kundër Kukësit, ekipi rrogozhinas fitoi me shifrat 1-0. Një ndeshje me ritëm e intensitet, me dy skuadrat që kërkuan me patjetër fitoren. Tentantiva e parë do të vinte në minutën e 9’ me anë të Montenegros fiton topin në gjysmëfushën kundërshtare dhe nuk vonohet por lëshon një predhë nga jashtë zonës. Tafas grushton në këndore.

Në minutën e 38′ do të vinte goli i avantazhit. Aksion i gjatë i rrogozhinasve me Fangajn në të djathtën. Pasimi në qendër i mbrojtësit gjen Ndrecën i cili nuk gabon duke shënuar përballë ish-skuadrës.

PJESA E DYTË

Në pjesën e dytë Kukësi kishte më tepër iniciativë dhe rastet nuk do të mungonin. Gjithçka do të niste në minutën e 50′ , ku Hasaj gjuan direkt në portë nga goditja e dënimit, por gjen përgjigjen e Sherrit. Në të 70-tën, një goditje dënimi nga e djathta harkohet në shtyllën e dytë për Zhongon, ky i fundit kthen topin në qendër ku Sherri ka gjithçka në kontroll.

Në minutën e 79’, Egnatia kishte mundësinë të dyfishonte shifrat ku Fernando gabon nga 11-metërshi me Tafas që ia doli të mbante në lojë skuadrën e tij. Kukësi tentoi deri në fund të shënonte, por pa ia dalë. Egnatia fiton për herë të dytë në histori Kupën e Shqipërisë, ndërsa për Kukësin është një sezon i dështuar.

LEXO MË SHUMË: Tifozët e Egnatias duan Kupën për të nderuar Dwamenan, baner i madh në nder të ish-sulmuesit (video)

Related posts

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi

Orges Shehi “shtrëngon vidat” te Tirana, bardheblutë përgatiten në “Selman Stërmasi” për duelin ndaj Flamurtarit (FOTO)

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës