Te Erzeni fillojnë firot e para, titullari i skuadrës shkëput marrëdhëniet me klubin (FOTO)

Erzeni

Mbrojtësi nga Kumanova, Nehar Sadiki, është largimi i parë nga Erzeni pas përfundimit të kampionatit.
Mësohet se 26-vjeçari që mbajti edhe shiritin e kapitenit të shijakasve ka rënë dakord me klubin për të shkëputur marrëdhëniet, duke mos diskutuar për një rinovim të mundshëm tani që skuadra zbriti nga Superiorja.

Në ditët në vijim pritet të konfirmohen të tjera largime nga shijakasit, që në sezonin 2024-2025 do të jenë pjesë e Kategorisë së Parë.

Nehar Sadiki

Related posts

Goditje në merkato, klubi ukrainas “rrëmben” protagonistin e Superiores (FOTO)

Sensacion në Final-Four, Dinamo sheh titullin, ja skenari që e shpall kampione

“Rrahje dhe paga të papaguara”/ Ish-drejtuesi zbulon konfliktet dhe kaosin te Vllaznia