Dy persona kanë mbetur të plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Fushë Krujë.
Të plagosurit janë shtetasit Shefqet dhe Alban Stafuka banues në fshatin Larushk të Fushë Krujës. Ata janë transportuar për në Spitalin e Traumës, ku Shefqeti ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Mësohet se Shefqet Stafuka është punonjës i ujësjellësit, ndërsa i biri sapo ishte kthyer nga Spanja.
Ende nuk dihen autorët.
Njoftimi:
Më datë 09.08.2020, rreth orës 21:00, në fshatin Larushkë, Fushë Krujë, pas një konflikti të çastit janë plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasit Sh.S., 58 vjeç dhe A.S., babë e bir, të cilët janë dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes identifikimin dhe kapjen e autorit.