Gledi Mici nuk ia del në sfidën e fundit të sezonit. Mbrojtësi i shtohet listës së të dëmtuarve. Ky i fundit u dëmtua në përballjen ndaj Teutës, teksa u detyrua të linte edhe fushën e lojës. Por sikur të mos mjaftonte kjo situatë në kampionat, bardheblutë po përballen edhe me një numër të lartë mungesash.
Tirana padiksutim që të dielën në orën 15:30 do të luajë një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij sezoni. Një sfidë e cila do të vendosë edhe fatet e bardhebluve në elitë, ku tashmë synohet zona “Play-Out” për t’i shpëtuar rënies direkte. Ndërkhë kujtojmë se Bledi Shkëmbi nuk do të mund të llogaritë as shërbime e Emmanuel Ernest, Fatmir Prengajt, Abel Abah, Ermal Metës dhe Qëndrim Ismajlit, të cilët janë të dëmtuar dhe vazhdojnë rikuperimin. Dëmtimi i Gledi Mici-t prish planet e trajnerit Bledi Shkëmbi i cili do të duhet të improvizojë në prapavijë.
Timonieri të kryeqytetasve do t’i duhet të bëjë një sforco për të riformatuar formacionin ndaj Dinamos dhe për të tentuar fitoren. Dueli ndaj dinamovitëve do të luhet në “Elbasan Arena” ditën e dielë në orën 15:30.