Gjykata i jep goditjen e fortë PD-së/ Zbardhet vendimi më i fundit

by KLIKOJE.AL

Gjykata e Tiranës merr vendimin për prishjen e pallatit të dëmtuar nga tërmeti ne rr. Myslym Keta. Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e PD, i jep të drejtë Bashkisë së Tiranës për prishjen e pallatit.

Instituti i Ndertimit me herët e kishte shpallur të rrezikshëm pallatin. Megjithatë IKMT nuk priti sa të jepej vendimi i gjykatës dhe nisi shembjen që në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne.

Banorët thonë se nuk ka vendim gjykate për prishjen e pallatit e se shkalla e vlerësimit për këtë pallat pas tërmetit ka ndryshuar disa herë. Ata kanë dyshime se pas shembjes së pallatit fshihen interesa të tjera.

Prej ditësh banorëve u është ndërprerë energjia elektrike dhe uji, ndërsa janë shprehur për mediat se nuk e dinë se cfarë do të ndodh më ta.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.