Analisti Fatos Lubonja, ka folur pas vendimit të Gjykatës së Apelit për vulën e Partisë Demokratike, që shkon tek grupimi i Alibeajt. Lubonja u shpreh se vendimi ishte i pritshëm, teksa shtoi se kemi rrëshqitur në një regjim mono partiak.
“Me shumë gjasa mendoja se kështu do të ndodhte. Arsyet dihen. Ne bëjmë sikur jemi në një demokraci, ne kemi rrëshqitur në një regjim me sistem mono partiak. Nuk mund të pritej që drejtësia mund të merrte një vendim ndryshe. Është kapur shteti. Kush shpresonte se do të ndodhet ndryshe, unë vetë gati gati po e them me ironi do të zhgënjehesha.
Ky është një projekt i gjatë i Ramës për të eliminuar opoztën. Kjo është një reformë jo për të bërë drejtësi. Ky është në rrugën e tij për ta dobësuar, pasi nuk mund ta nxjerrë jashtë Kushtetutës. Vetë PD e ka denoncuar herë pas here. Ju kujtohet Basha kur thoshte se’ nuk do hyjmë në zgjedhje’? U pa që nuk kishin këllqe dhe vazhduan kështu. Vazhdojnë të bëjnë sikur nuk po i ha ujku, por ujku po i ha”.