294
Mblidhet sot Kryesia e Berishës. Njoftimin për takimin në fjalë u bë ditën e djeshme, ndërkohë që mbledhja është parashikuar që të nisë në orën 12:00.
Ndërkohë, të premten Berisha do të mbledhë Këshillin Kombëtar. Në fokus të takimit të sotëm të demokratëve, do të jenë zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe hapat që do të ndërmerren në vazhdim.
Ende nuk dihet nëse do ketë diskutime mbi akuzën për korrupsion ndaj Berishës lidhur me privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.
“Neser diten e Merkure ora 12.00 ne ambientet e selise PD do te zhvillohet mbledhja e Kryesise PD me rend dite:
1- Diskutime rreth zhvillimeve te fundit politike
2-Te ndryshme ….”, thuhej në njoftimin e djeshëm.