Qeveria gjermane miratoi paketën e ndihmës për kulturën, në vlerën prej 1 miliard euro, me qëllim përmirësimin e mundësive të punësimit për artistët, pas kufizimeve kundër covid-19.
![](https://klikoje.al/wp-content/uploads/2020/06/Metropolitan-Museum-of-Art-25-Best-Museums-in-the-World-2016.jpg)
“Duhet të mirëmbajmë atraksionet kulturore dhe vendet e performances” – njoftoi ministrja e Kulturës, Monika Gruetters, gjatë një deklarate pas takimit të kabinetit qeveritar, në Berlin.
![](https://klikoje.al/wp-content/uploads/2020/06/art.jpg)
Një e katërta e financimit do të shkojë për vendet e asistencës, në zbatimin e masave higjienike, biletave në internet dhe sistemeve të ventilimit.
Deri në 480 milionë euro, kanë për qëllim të ndihmojnë artistët, për t’u kthyer në punë me kohë të plotë.
![](https://klikoje.al/wp-content/uploads/2020/06/unnamed-14.jpg)
Pjesa tjetër, 150 milionë euro, janë siguruar për digjitalizimin, ndërsa 100 milionët e tjera, do të kompensojnë humbjen e të ardhurave nga situata e varfër artistike gjatë pandemisë.