Gentian Muça, ish-kapiteni i Tiranës ka folur për RTSH Sport në lidhje me derbin Tirana-Partizani, takim që do të zhvillohet ditën e hënë në orën 20:00. Një përballje, që sipas Muçës kjo përballje është më tepër se një derbi, në mënyrë që Tirana të mos përsërisë gabimet e disa sezoneve më parë, rënien nga kategoria
“Kjo ndeshje është më shumë se një derbi, sepse bëhet fjalë për fatet e gjithë sezonit, por gjithashtu për të mos përsëritur edhe një herë fatin e keq të para disa viteve, rënien nga kategoria. Ajo çka unë pres në këtë ndeshje që lojtarët të bëjnë më tepër.”
Mes shumë problemeve, Gentian Muça pret nga lojtarët të japin më tepër nga vetja, ndërsa nuk ngurron të krahasojë Tiranën e këtij viti, me atë disa viteve më parë, ku vetë Muca u shpall kampion
Këtë vit, Tirana për shumë arsye, po të themi ka një kontigjent, që nëse do ishin te Tirana e para disa viteve, shumë pak do ishin pjesë e këtij kontigjenti.
Në fund, ish-kapiteni i Tiranës, ka një mesazh të fortë për lojtarët
“Historia e Tiranës është shumë herë më e rëndë dhe më me vlerë se karriera e cdo individi dhe për këtë arsye ato duhet të bëjnë maksimumin, në rradhë të parë të shpëtojnë Tiranën dhe më pas të mendojnë për karrierën e tyre, dhe nëse e bëjnë këtë gjë do jetë me e mira për ta, në rast të kundërt do kenë një peshë dhe një barrë të rëndë mbi supe.”
1 comment
[…] LEXO ME SHUME:“Do keni një barrë të rëndë mbi supe”, thirrja e fortë e ish-kapitenit Gentian Muça për … […]
Comments are closed