Gazment Demi, presidenti i Partizanit, përmes një lidhje Skype me emisionin “Skaner” u shpreh se stadiumi i Partizanit i plotëson të gjitha kushtet për të pritur një sfidë të tillë, por nga ana policore kishte një nënvlerësim gjë e cila u reflektua edhe gjatë derbit. Ai ka falenderuar Ilir Prodën dhe Filip Çakulin që u realizua kjo ndeshje dhe që nuk degjeneroi në një situatë të papercedentë.
“Nuk e kuptova dot, ka 5 ditë situata. Ndërmarrja ime, Partizani, që nga drejtori i përgjithshëm i Partizanit deri te sekretari i përgjithshëm kanë qenë në kontakt me policinë dhe gjithmonë thonin jo kështu apo jo ashtu. Në mënyrë të drejtëpërdrejtë, nuk e di çfarë funksioni ka një Idriz. Dhe ky Idrizi që është…, mora vesh mbrapa që është njeriu kryesor për mbarëvajtjen e rregullit në qytetin e Tiranës, nuk pyeti fare, sikur po bëhej diçka krejt normale. Dhe po them që më ka bërë përshtypje. Unë sot (dje) kam ardhur në 10-të në stadiumin e Partizanit. Në çdo ndeshje tjetër vet policia sjell 2 furgona me policë kur nuk ka asnjë problem. Sot në ndeshjen e derbit, deri në orën 11:30 nuk ka pasur asnjë polic. Dhe ndoshta situata mund të kishte ikur edhe më keq, po fati, stafet tona u morën pak me zbutje e me gjëra të tjera që gjithçka shkoi në atë mënyrë.
Po ky Idrizi, nuk e di pse duhen të jetë në Policinë e Shtetit njerëz të tillë. Këtë herë falenderojmë Ilir Prodën dhe Filip Cakulin që u realizua kjo ndeshje. 10 minuta para kërkonte Tirana një shoqërim policie dhe me shumë të drejtë për futbollistat e vet. Ky përgjigjej në mënyrë rrugaçeje me stafet e Partizanit dhe me stafin e Federatës. Nuk e di si e ka mbiemrin ky Idrizi. Mora informacion dhe ky qenka nëndrejtori i rendit për Tiranën. Unë nuk e di, i bëj thirrje politikës, policisë, t’i shikojnë këto gjëra dhe të vendosin njerëz me karakter dhe me dinjitet, pasi është turp që një ndeshje aq e bukur, mund të shkonte në një degjenerim më të madh se sa ndodhi sot. Dhe siç e panë të gjithë, paqja ishte normale, mbaroi ndeshja dhe të gjithë në normalitet. Dhe policia po të kishte qenë më para, ky zotëri Idrizi, të merrte masat e veta dhe si në çdo ndeshje, 2 ditë para të flasin e komunikojnë.
E dini se çfarë është më e turpshmja? Kjo është më shumë edhe për të qeshur. Do të merrte sit ë pandehur personin e Federatës dhe të Partizanit që kanë qenë njerëzit më impenjativ për ta zhvilluar këtë ndeshje në paqe. Kjo ishte e turpshme fare.
Patjetër që duhet të bëhet një hetim dhe po ka hetim, ky Idrizi duhet… nuk e di, unë nuk jam as kryeministër e as ministër. Ky nuk duhet të jetë në rradhët e policisë, tipa të tillë, tipa të tillë si ky nuk duhet të jenë në rradhët e policisë. Njerëz mediokët, njerëz të paaftë, njerëz nuk e di çfarë të them më shumë.
Ore, stadiumi është bërë me normat e UEFA-s, i ka kaluar këto. Stadiumin e Partizanit ka ardhur UEFA e ka licensuar dhe Federata Shqiptare e Futbollit. Nuk ka ardhur një Idriz për ta licensuar stadiumin. Janë të gjitha kushtet super modern. Biles investuam ditën e fundit, se ende nuk janë mbaruar fushat, që të bëhej e rruga sa më e mirë. Është e mbaruar kjo punë, është i licensuar ai stadium dhe siç e panë të gjithë tifozeritë, kaloi shumë mirë. Ej, nëqoftëse policia do të kishte marrë masat që në fillim, asnjë problem, zero problem do kishte.