Gazetari raporton LIVE nga lufta në Izrael: Irani sapo sulmoi me raketa, njerëzit kanë frikë…

by KLIKOJE.AL

Gazeta Artur Bibe raportoi live nga Izraeli në emisionin “Shqipëria Live”, në lidhje me situatën e luftës në Lindjen e Mesme.

Gazetari ndodhet në Ashdod, zonë ku vetëm pak më parë Irani lëshoi një raketë duke goditur një central të energjisë elektrike. Sipas Bibes, autoritetet kanë deklaruar se sulmi nuk solli dëme të mëdha. Ai tha se në Izrael frika është e madhe, por jeta vijon normalisht pasi vendi ka një sistem shumë të zhvilluar mbrojtjeje.

“Unë ndodhem në Ashdod. Mbrapa meje ndodhet një krater i shkaktuar nga një raketë në Iran. Kjo raketë kishte për qëllim të tregonte se Irani mund të sulmojë ku të dojë dhe pa problem. Autoritetet janë të tensionuara. Tregohen të rezervuara ndaj mediave dhe nuk pranojnë komunikim. Kjo sepse sulmet janë edhe të përcaktuara, të sakta, pra raketat godasin, nuk mund të bllokohen. Kështu ndodhi dhe me këtë raketë megjithëse autoritetet izraelite thonë se janë dëme të papërfillshme.

Vihet re se jeta vazhdon normalisht por frika dallohet. Janë me sytë nga qielli gjithë kohën, edhe pse kanë një sistem informimi shumë të saktë. Fillimisht vjen një mesazh që paralajmëron goditjen me raketa dhe njerëzit mund të strehohen. Sulmet më të rrezikshme ishin ato që vinin nga Libani por këto tani janë më të kontrollueshme. Shteti izraelit ka shpenzuar miljarda e miljarda euro për të patur këtë lloj sigurie. Situata është më e kontrolluar edhe pse frika mbetet.

Sa i përket sulmit të SHBA, ishte evident entuziasmi dhe gëzimi i izraelitëve. Sipas tyre, në çdo rrethanë, Irani nuk përbën më një rrezik të madh pasi nuk ka më program bërthamor. Bota duhet të jetë më e qetë sepse SHBA dhe aleatët e tyre, ndihmuan që zhdukjen e këtij rreziku bërthamor. Edhe Shqipëria që është armik i betuar i Irani, mund të jetë më e qetë.”– tha Bibe.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.