65
Gazetari i njohur sportiv, Saimir Demi ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare. Prej kohësh ai vuante nga një sëmundje e rëndë dhe sot humbi betejën. Prej kohësh pjesë e RTSH-së, Demi ka punuar edhe në gazeta të ndryshme sportive dhe ka qenë drejtues për disa vite. Gazetari prej kohësh vuante nga një sëmundje, gjë që solli dhe ndarjen nga jeta. Shumë kolegë të tij, por edhe artistë kanë reaguar me ndarjen nga jeta të Saimir Demit. Kreu i FSHF-së, Armand Duka në një postim në rrjetin social Facebook, shprehu ngushëllimet e tij.
POSTIMI I ARMAND DUKËS
Me dhimbje të thellë mora lajmin tragjik për ndarjen e parakohshme nga jeta të Saimir Demit, një gazetar i përkushtuar dhe një njeri i jashtëzakonshëm. Me të kemi ndarë biseda, analiza dhe opinione për sportin, veçanërisht për futbollin, një pasion që e udhëhoqi gjithë jetën e tij profesionale.
Një njeri i dashur dhe një profesionist i palodhur, Saimiri do t’i mungojë jo vetëm familjes së tij, por edhe komunitetit të gazetarëve dhe sportdashësve, ku kontribuoi me përkushtim për tre dekada.
Në emrin tim personal dhe në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, bashkëshortes dhe djalit të tij, si dhe të gjithë miqve që i qëndruan pranë.
U prehsh në paqe, Saimir! Do të të kujtojmë gjithmonë me respekt dhe dashuri.
2 comments
[…] LEXO ME SHUME:Ndarja nga jeta e gazetarit Saimir Demi, mesazhi ngushëllues i kreut të FSHF-së, Armand Duka (FOT… […]
[…] LEXO ME SHUME:Ndarja nga jeta e gazetarit Saimir Demi, mesazhi ngushëllues i kreut të FSHF-së, Armand Duka (FOT… […]
Comments are closed