Gazetari amerikan vdes teksa raportonte ndeshjen Argjentinë-Holandë, vellai i tij aludon se e kanë “hequr qafe”

Grant Wahl, një prej gazetarëve më të njohur të sportit në SHBA, ndërroi jetë në moshën 49-vjeçare në Doha ku ndodhej për të raportuar në ndeshjen mes Argjentinës dhe Holandës. Për shkak të një ataku kardiak, ai u rrëzua nga karrigia në “Lusail Stadium” gjatë zhvillimit të ndeshjes në kohën shtesë.

Gjatë Kupës së Botës, Wahl tërhoqi vëmendjen për bluzën me ngjyrat e flamurit që veshi në ndeshjen SHBA-Uells dhe forcat e sigurisë e mbajtën për 25 minuta në stadiumin “Al Rayyan” duke e lënë të lirë më pas.

Në lidhje me këtë ngjarje, vëllai i tij, Eric Wahl ka bërë një akuzë të rëndë duke ngritur hije dyshimi për shkaqet e vdekjes.

“Vëllai im ishte i shëndetshëm. Ai më tha se kishte marrë kërcënime për jetën. Nuk mund ta besoj që vëllai im vdiq kështu. Besoj se e vranë. Dhe unë ju lutem për çdo ndihmë”, deklaron ai në një postim të publikuar në rrjetet sociale.  

Related posts

Skënderbeu u bllokua në barazim, Ernest Gjoka “qan” pikët e humbura: Duhet të ishim treguar më cinikë

Te Tirana vijon refreni i njëjtë trajnerëve, Vangjel Mile pas humbjes: Jemi ekip i ri, na duhet kohë

“Tirana e kishte mbrojtësin e majtë të ngathët”, Bellaji tregon si kapi kundërshtarin “mat”: Vendosa që ekipin ta…