Grant Wahl, një prej gazetarëve më të njohur të sportit në SHBA, ndërroi jetë në moshën 49-vjeçare në Doha ku ndodhej për të raportuar në ndeshjen mes Argjentinës dhe Holandës. Për shkak të një ataku kardiak, ai u rrëzua nga karrigia në “Lusail Stadium” gjatë zhvillimit të ndeshjes në kohën shtesë.
Gjatë Kupës së Botës, Wahl tërhoqi vëmendjen për bluzën me ngjyrat e flamurit që veshi në ndeshjen SHBA-Uells dhe forcat e sigurisë e mbajtën për 25 minuta në stadiumin “Al Rayyan” duke e lënë të lirë më pas.
Në lidhje me këtë ngjarje, vëllai i tij, Eric Wahl ka bërë një akuzë të rëndë duke ngritur hije dyshimi për shkaqet e vdekjes.
“Vëllai im ishte i shëndetshëm. Ai më tha se kishte marrë kërcënime për jetën. Nuk mund ta besoj që vëllai im vdiq kështu. Besoj se e vranë. Dhe unë ju lutem për çdo ndihmë”, deklaron ai në një postim të publikuar në rrjetet sociale.