U eleminua nga Argjentina, Van Gaal e mbyll me Holandën, ja kush do të jetë trajneri i ri i ‘Tulipanëve’ (EMRI)

Trajnerit i kombëtares holandeze, Louis van Gaal do të largohet nga posti. Këtë gjë, ai e ka bërë të ditur vetë gjatë një konference për shtyp pas ndeshjes së humbur ndaj Argjentinës.

“Nuk do të vazhdoj si trajner i kombëtares holandeze, ishte ndeshja ime e fundit për mandatin tim të tretë. Jam shumë krenar. Kam thirrur shumë lojtarë të rinj, i kam lejuar të fitojnë përvojë. Kemi formuar një grup dhe, kur shikoj prapa, shoh diçka shumë pozitive”, deklaroi van Gaal dhe më pas shtoi: “Po largohem nga një grup i shkëlqyer, një ekip shumë i lidhur dhe shumë teknik. Kam qenë trajner për 20 ndeshje dhe nuk kemi humbur kurrë. Duhet të ketë një arsye. Për më tepër, ne luajtëm kundër më të mirëve”.

Nga 1 janari 2023, 71-vjeçari do të zëvendësohet në stol nga Ronald Koeman.

Related posts

JUVENTUS-TORINO NË KAOS! Ndeshja drejt shtyrjes,Lokatelli thirret nga tifozët: Mos e luani ndeshjen (video)

Elbasani “asfalton” Dinamon që në pjesën e parë, titulli ndahet mes tyre dhe Egnatias (video)

Flamurtari “shkrin” skuadrën pas dështimit të sezonit, ja çfarë po ndodh me vlonjatët