Gasperini debaton me tifozët e Milanit në rrugë, u hedh një sanduiç: video bëhet virale

Gian Piero Gasperini ishte protagonist i një mosmarrëveshjeje me disa tifozë të Milanit pas ndeshjes së humbur nga Atalanta. Teksa u largua nga stadiumi me makinën e tij personale për të shkuar në shtëpi, trajneri u rrethua në trafik nga një makinë që mbante tifozët kuqezi, të cilët, duke e njohur, filluan të bërtasin ndaj tij.

Në videon që u bë viral, në një moment dëgjojmë: “Nuk ke fituar kurrë një dreq…”. Gasperini më pas hodhi sanduiçin që po hante, i cili përfundoi në makinën tjetër nga dritarja. Trajneri, duke vazhduar të shajë kundër tifozëve, më pas ngriti dritaren për të mos lejuar që i njëjti sanduiç, i ngritur nga makina tjetër, të kthehej.

Related posts

Eksodi te ekipi i Superiores vazhdon, largohet edhe lideri i skuadrës

Festa mbaron shpejt, klubi i Superiores mbetet pa trajner

Tirana fiton derbin me Dinamon, bardheblutë pranë firmës me realizuesin e 15 golave