148
Mjeku Ilir Alimehmeti është tërhequr nga gara e Primareve. Në një dalje për mediat së bashku me ‘rivlain’ e tij në garë, Belind Këlliçin, mjeku bëri të ditur se anëtarësia foli me votën e saj.
“Jemi këtu më pak se 24 orë nga Primaret ku anëtarësia shprehu vullnetin me votë për herë të parë, në respekt të votës e duke falënderuar çdo votues, për një proces që shkoi pa asnjë vërejtje, u numërua me transparencë të plotë. Që në fillim kam qenë i bindur që rolin kryesor duhet ta kishte anëtarësia që dje foli pro Këlliçit. Ju kam dalë zot që sido të shkonte do t’i isha në krah. Kjo është shenja e parë, të njohësh votën e ta respektosh. Do vijojmë punët përkundrejt fitores në 14 maj”, u shpreh ai.