Futbollisti i kombëtares shqiptare Kristjan Asllani ka marrë profilin e një goleadori te ekipi i Interit. Pas golit në takimin me Veronas, ai gjeti sërisht rrugën e rrjetës karshi Torinos (nga penalltia, minuta e 50), ndeshje e vlefshme për javën e 36-të të Serie A.
Aktualisht ekipi zikaltër është në të njëjtën kuotë pikësh me Napolin, 77 të tilla, por napolitanët do të zbresin në fushë pak çaste me vonë. Ndeshja deri në këto çaste është me shifrat 0-2 në favor të Interit.
NDESHJA NDAJ VERONËS
Kristjan Asllani, zhvilloi një paraqitje mjaft të mirë ndaj Veronës, në triumfin 1-0 që Interi arriti në kampionat, me shqiptarin që në fund të sfidës është zgjedhur edhe “Lojtari i Ndeshjes”. 23-vjeçari shënoi golin e vetëm të sfidës. Asllani i fitoi të katërta duelet me kundërshtarët, si dhe regjistroi 75 nga 81 pasime të sakta në total. Shqiptari gjithashtu krijoi edhe një shans të madh shënimi për golin dytë, por topi shkoi vetëm pak centimetra mbi traun e portës.
Kristjan Asllani: “Ne besojmë”
“Duam të përgatisim ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, e dimë sa e vështirë është por besojmë”. Pas fitores së Inter ndaj Veronës, Kristjan Asllani karikon skuadrën për kthimin e të martës kundër Barcelonës. “Tifozët kanë qenë gjithnjë aty, edhe në ndeshjen kundër Bayern Munich na nxitën shumë. Presim shumë prej tyre edhe të martën: do të jenë lojtari ynë i 12 në fushë”, tha Asllani për InterTV.
Comments are closed