Frrok Çupi “plas bombën”: Sali Berisha do të arrestohet nga SPAK 3 ditë përpara 11 dhjetorit

by KLIKOJE.AL

Analisti Frrok Çupi mëngjesin e sotëm plasi “bombën” duke thënë se Sali Berisha do të arrestohet nga SPAK  3 ditë përpara Kuvendit të 11 dhjetorit.

“Mendoj se nga data 8 dhjetor Sali Berisha do të jetë në burg, i arrestuar nga SPAK. Do të ndodhë sigurisht Kuvendi i 11 dhjetorit nëse Berisha nuk është i fituar në SPAK. Do të ndodhë që të bëjë një tortë të madhe siç e ka zakon. Unë flas jo pa informacion. Nëse do të ndodhë që Berisha do të mbledhë ata njerëzit, sigurisht ai do t’i mbajë në këmbë, e do ti mbajë njerëzit e do ti thoje se shiko se ne fituam, por nuk na e pranuan. Kështu e ka shtyrë gjithë jetën, shihni ligjin e pronave, u lanë në mes të rrugës intelektualët, shihni të ish-të përndjekurit”, tha Çupi.

I ftuar në emisionin “Breaking”, analisti e krahasoi 11 dhjetorin me piramidat financiare.

 “Kuvendi i 11 dhjetorit është njësoj si piramidat financiare, njerëzit do të vuajnë, e do ti thonë atij se më ke thënë se do të bëhem ministër e tani s’më bëre…”, tha ai.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.