Laçi nuk gabon në ndeshjen që ka rëndësi dhe shkatërron 3-0 Teutën. Të besuarit e teknikut Francesco Moriero tani e shohin veten në vendin e pestë të Superiores duke parakaluar Elbasanin. Luiz dhe pastaj dy herë Cordeiro Melo i dhanë fitoren kurbinasve. Devolli e sheh veten në vështirësi të madhe me vetëm një pikë në katër ndeshje në pankinën durrsake. Kështu Laçi merr fitoren e dytë radhazi dhe ngjitet në vendin e 5-të me 30 pikë. Situata dëshpëruese te Teuta me 24 pikë në zonën e playout, por me rrezikun për tu parakaluar nga Tirana, ose kapur nga Skënderbeu.
Trajneri 55-vjeçar është përfolur dhe nga mediat italiane, konkretisht nga “Tuttomercatoweb” për rezultatet e fundit me ekipin kurbinas.
“Laci i Francesco Moriero-s vazhdon udhëtimin e tij të mrekullueshëm. Skuadra drejtuar nga trajneri arriti fitoren e tretë në katër ndeshjet e fundit (10 pikë në total) dhe u ngjit në vendin e pestë në tabelën e ligës së lartë shqiptare, dhjetë pikë larg zonës së playoff-it dhe me pesë pikë diferencë ndaj zonës së playout.
Një rrugëtim vërtet i jashtëzakonshëm, rezultat i punës së madhe të ish-mesfushorit të Interit dhe Romës, i cili mbërriti në tetor me Lacin i fundit në renditje.” Shkruhej në “Tuttomercatoweb”.