FOTO/ Shqiptari qëllohet me armë zjarri në mes të plazhit nga dy persona të armatosur dhe të maskuar. Detajet e para për ngjarjen

by KLIKOJE.AL

Momente paniku u regjistruan këtë mëngjes në bregdetin romak, në Torvaianica. Dy persona të armatosur, qëllua me armë në drejtim të një burri në mes të turmës së pushuesve.

Njëri prej tyre zbriti me armë në dorë, hyri në plazh dhe gjuajti drejt një shtetasi me origjinë shqiptare, i njohur për policinë, i cili po kalonte të dielën buzë detit.

I plagosuri, në gjendje të rëndë, u dërgua menjëherë me ambulancë ajrore në spitalin San Camillo në Romë.

Mësohet se shqiptari është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa qëlluar me dy plumba.

Dy vrasësit më pas u larguan me shpejtësi. Mediat lokale nuk e japin identitetin e shqiptarit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.