278
Laçi ka fituar përballë Flamurtarit në ndeshjen e vlefshme për “Play Out” të Superiores. Sfida që u zhvillua në Kurbin, përfundoi me triumfin 3-1 në favor të vendasve.
Sfida zgjati 126 minuta për shkak se shkoi në shtesë, me 90 minutat që përfunduar 1-1. Dy gola për Laçin i shënoi Cordeiro, ndërsa të 3-tin e shënoi Mjaki. Ndërsa Flamurtari e gjeti golin pikërisht nga një lojtari i Laçit, me Dajkon që realizoi autogol. Pikërisht në golin e dytë që erdhi me penallti dhe i treti u kontestua fort nga skuadra dhe stafi vlonjat.
Me këtë fitore, skuadra kurbinase do të jetë pjesë e Superiores edhe për sezonin e ardhshëm, ndërsa Flamurtari mbetet në Kategorinë e Parë.